Si pasojë e dy havarive në rrjetin e ujesjellesit në Tërnoc, njëra afër xhamis së strukturave dhe tjetra afër çerdhes së fëmijëve, që nga orët e mëngjesit banorët janë pa ujë të pijshëm.
Nga Ndërmarrja Komunalia i kanë thënë Lajmi-AL se punëtorët janë në teren duke sanuar havarit dhe se brenda ditës do të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.
Rrjeti i vjetruar është arsyeja e havarive të shpeshta, thonë nga NP Komunalia, megjithatë sanimet e havarive në çdo pjesë të komunës po kryhen në kohën sa më të shpejt të mundshme. /Lajmi-AL/















