Kryetari i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës Zoran Stankoviç, ka deklaruar se këto tre komuna do të marrin rreth dy milion euro nga buxheti i Republikës së Serbisë këtë vit, përmes Trupit Koordinues.
Ai ka theksuar seanca e kryesisë së Trupit Koordinues do të mbahet në shkurt, dhe pastaj ato mjete do të shpërndahen në përqindjen e zakonshme, dhe shtoi se, përveç atyre parave, ka edhe disa milion dinarë që mund të ndahen në situata të tilla si përmbytjet dhe dëmtimet e rrugëve dhe urave, gjë që ka ndodhur tani.
Në pyetjen nëse pushtet lokale kanë detyrim për të investuar paratë që marrin nga Trupi Koordinues në mënyrë të barabartë në të gjitha komunitetet që jetojnë në ato komuna, Stankoviç ka potencuar se, kuvendet komunale vendosin se sa nga ato para do të shpenzohen në një mjedis të caktuar, gjegjësisht në zonat me struktura të ndryshme nacionale.

“Ne do të insistojmë dhe do të jemi të kujdesshëm që ato mjete të shpërndahen në bazë të rregullave që janë miratuan në periudhën e mëparshme dhe ne nuk do të lejojmë që të ketë majorizim”. Bashkësit do të përfaqësohen në përputhje me strukturën nacionale, por edhe me nevojat që shprehen në zona të caktuara në ato komuna” ka deklaruar Stankoviç.
Këtë vit, për herë të parë në Bujanoc është shkelur parimi i dakorduar i investimit në vendbanimet shqiptare dhe serbe, i cili ka qenë 60:40 përqind.
Sipas TK-së në buxhetin e këtij viti, vetqeverisja lokale, e cila përbëhet vetëm nga partitë shqiptare, me mbështetjen e një këshilltari rom, vendosi që 83 milion dinarë do të investohen në projekte në zonat shqiptare, dhe vetëm gjashtë milion e gjysmë në zonat serbe në Bujanovac./Lajmi-AL/












