Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc kanë arrestuar të dyshuarin me iniciale H.A. i lindur më (1970), nën dyshimin se ka kryer dhunë në familje.
Sipas njoftimit të lëshuar nga departamenti i MPB-së, dyshohet se në shtëpinë e tij familjare në Bujanovc pas një diskutimi të shkurtër, ai i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij 48 vjeçare me një objekt të rëndë të betonit.
Me urdhër të zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe më pas ëhstë paraqitur në Prokurori në bazë të kallzimit penal.
Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Bujanoc i ka shqiptuar paraburgim deri në 30 ditë./Lajmi-AL/












