LDK kandidon Dr. Imet Rrahmanin me prejardhje nga Malsia e Bujanocit për deputetë në K. Kosovës

0
457

Ish ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës Dr. Imet Rrahamani me prejardhje nga Malësia e Bujanocit do të jetë në listën e LDK-së për deputet në legjislaturën e ardhshme të qeverisë së Kosovës.
Lajmin përmees një postimi në rrjetin social e ka bërë të ditur vet Rrahmani i cili njëkohësisht ka thënë se angazhimi i tij do të jetë i pa rezerve për të arritur rezultate sa më të mira.

Postimi i plotë:

Të dashur familjar dhe miq kudo që jeni, dua të ju njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës më ka nderuar me kandidimin për deputet në Parlamentin e Kosovës.
Duke falenderuar të gjithë ata që besuan në mua, zotohem se bashk me strukturën dhe votuesin besnik të LDK-së, do të angazhohem që të arrihet rezultati i cili do të na bënte krenar të gjithëve.
Shihemi në punët që na presin!, ka shkruar Rrahamani./Lajmi-AL/