Nga janari deri në prill të këtij viti, drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave do të zgjedhin se nga cilat libra do të mësojnë nxënësit e tyre.
Ndërsa nga e marta, në faqen /besplatniudzbenici.com/ në formën elektornike do të publikohen librat e parë shkollorë falas për klasën e 3-të dhe të 7-të të shkollës fillore.
Librat i ka siguruar Fondacioni “Alek Kaviq” dhe Enti për Tekste dhe Mjete Mësimore.
Librat shkollorë në formë elektronike mund të shkarkohen lehtësisht, pa kod, të transferohen në kompjuter personal ose të shtypen.
Librat kanë kaluar procedurën e përcaktuar, kanë marë miratimin nga Ministria e Arsimit dhe tani u takon drejtorëve dhe mësimdhënësve të shkollave të vendosin nëse do t’i kursejnë para prindërve dhe të zgjedhin libra shkollorë falas për shkollat e tyre.
Aleksandar Kavçiq, inxhinier dhe shkencëtar, thotë se do të vendosë libra shkollorë edhe për klasën e 4-të dhe të 8-të që të jenë falas.
“Tani është periudha kur mësuesit dhe arsimtarët kanë një shans të zgjedhin këto libra shkollorë falas për mësimdhënie në klasat e tyre.
Këto janë libra shkollorë për klasën e tretë dhe të shtatë, ato janë në dispozicion,” thekson Kavçiq.
Sipas tij, disa nga ato tekste shkollore janë tekste fondacioni, ndërsa kanë bërë marrëveshje me Entin, dhe ata i kanë dhënë librat e tyre shkollorë falas dhe të ishin lehtë të arritshëm për fëmijët në tërë Serbi.
“Një gjest i pabesueshëm i Entit”, thekson Aleksandar Kavçiq.
Në tregun e librave është një shumë e madhe e mjeteve financiare e cila qarkullon sidomos te prindërit që kanë dy e më shumë fëmijë në shkollë e që për tekstet shkollore u nevoiten jo më pakë se 20.000 dinarë.
Ajo që mbetet shqetësues është fakti, nëse shkollat shqipe në Sërbi do të mund të përdorin ndonjë nga këto tekste, veçanarisht tekstet e lëndës së gjuhës serbe dhe librat e gjuhëve të huaja, kompleti I të cilave kushton jo më pak se 1.500 dinarë.
Deri në fillimin e vitit shkollorë mbetet të shihet nëse drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe do ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila do të ishte shumë e dobishme edhe për gjendjen financiare të nxënësve./Lajmi-AL/












