Bujanoc: Mbledhje urgjente e Shtabit për situata të jashtëzakonshme

0
319

Shtabi për situata të jashtëzakonshme sapo ka filluar mbledhjen urgjente mbi situatën e krijuar pas reshjeve të shiut të cilat kanë paraqitur vërshime në disa lokacione të komunës së Bujanocit.

Ali Asllani kryeshef i Shtabit ka njoftuar anëtarët mbi situatën e krijuar në teren, dhe intervenimet që janë kryer gjatë tërë natës.
Asllani gjithashtu potencoi se ka njoftuar edhe organet më të larta dhe se ka kërkuar ndihmë për sanimin e dëmeve.

Drejtori i NP Komunalisë Ruzhdi Halili deklaroi se është në gjendje të ofrojë gjith kapacitetin dhe makineritë e kësaj ndërmarje për ti dalë në ndihmë qytetarëve.

Edhe përfaqësuesi i zjarrfikësve potencoi nevojën e angazhimit edhe të më shumë makinerive dhe paisjeve që qytetarëve ti dilet në ndihmë.

Vendet më të rrezikuara kanë qenë, dhe mbeten fshati Levosovë, Banja e Bujanocit dhe lagja Novonalese dhe disa rrugë lokale, pa harruar edhe lumin e Tërnocit i cili paraqet rrezik përshkak të rritjes së nivelit të ujit./Lajmi-AL/