Asllani: Situatën pas vërshimeve e kemi nën kontrollë

0
488

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut në tri lokacione në komunën e Bujanocit janë krijuar vërshime duke bërë që Shtabi për situata emergjente i komunës së Bujanocit të reagojë menjëherë për ti dalë në ndihmë banorëve.

Sipas Ali Asllanit kryeshef i Shtabit vërshime ka patur në kanalin në Levosovë, Banjën e Bujanocit rrjedha e përroit “Jashanica” dhe lagja Novonasele kryesiht e banuar me romë.

Në këto lokacione sipas Asllanit menjëherë është intervenuar duke angazhuar eskavatorët dhe zjarrfikësit.

Në fshatin Levosovë është angazhuar kompania “Selakomerc”, në lagjen Novonasele janë angazhuar zjarrfikësit me paisjet e tyre për të larguar ujin nga shtëpitë ndërsa në Banjën e Bujanocit gjegjësisht përroin “Jashanica” drejtori i NP Komunalisë Ruzhdi Halili ka angazhuar eskavatorin e NP Komunalisë për ti dalë në ndihmë banorëve. /Lajmi-AL/