Zv. Kryetari Musliu kontrollon nga afër gjendjen e krijuar nga reshjet e shiut

0
501

Zv. Kryetari i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu nga afër është duke kontrolluar gjendjen në teren, gjegjesisht në disa lokacione ku reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar dëme.
Musliu ka thënë se është duke qëndruar pranë banorëve për të parë mundësin se si ti ndihmohet banorëve.

Postimi i plotë:

Në këto momente të vështira klimatike për disa nga banorët e fshatit Osllarë e Levosojë si dhe në pjesën e banuar nga romët afër Shtëpisë së Shëndetit, janë duke u përballur me një gjendje të rëndë për shkak të vërshimeve, e banorët e këtyre pjesëve janë në gjendje të vështirë.

Jam duke qëndruar pranë banorëve për t’i parë mundësitë e ndihmave që mund t’i japim.
Në këto momente, duhet të jemi të gatshëm për njëri tjetrin, deri në tejkalimin e situatës.

Ne jemi duke i marrë të gjitha masat që t’ja lehtësojmë gjendjen, ka shkruar Musliu. /Lajmi-AL/