Bujanoc: 4 polic shqiptar suspendohen nga detyra sherri i ndeshjes KF Tërnoci – KF Lugina

0
690

Si pasojë e zhvillimit të ndeshjes së futbollit muaj më parë në Tërnoc mes KF Tërnoci – KF Lugina me prezencë të tifozëve në gjendje pandemie, kur ishte e ndaluar prezenca e tifozëve, 4 polic shqiptar nga komuna e Bujanocit që ishin përgjegjës për mbajtjen e rendit dje janë suspenduar nga detyra në periudhë 6 mujore.

Siç ka mësuar jozyrtarisht Lajmi-AL, kjo çështje tashmë ka kaluar edhe në organet e prokurorisë, ku ndër të tjera thuhet se pas zhvillimit të kësaj ndeshje numri i të infektuarve me Covid-19 brendja javës është rritur ndjeshëm e që shkon në dëm të policëve të suspenduar.

Suspendimi është bërë me vendim të kryeshefit të Drejtorisë Policore në Vranjë në bazë të propozimit të kryeshefit të stacionit policor në Bujanoc.

Arsyeja e suspendimit thuhet të jetë mos përshtatja e proçesit zyrtarë të paraqitur nga policët gjatë ndeshjes me gjendjen reale ne teren.

Policët e suspenduar janë të njohur për redaksinë, 2 nga Tërnoci një nga Turia dhe një nga Bujanoci.

Për të njetin rast kohë më parë në shumë prej 130.000 dinarë është dënuar edhe KF. Tërnoci, ku në raportin e delegatit të ndeshjes në dy raste potencohet si dëshmi fotot e mara nga mediat për prezencën e tifozëve./Lajmi-AL/