Sipas mediave serbe, SHBA po përgatit një goditje politike që Kurti nuk e priste: “Aleatin e përhershëm e ka shndërruar në kundërshtar”

0
64

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po përballet me një verë të nxehtë politike, pasi edhe pas përpjekjeve të dyta nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Në të njëjtën kohë, ai po përballet me kritika të vazhdueshme nga Uashingtoni, kryesisht për qasjen e qeverisë së tij ndaj serbëve në Kosovë.

Analistët vlerësojnë se, nëse deri më 7 gusht Kurti nuk arrin të sigurojë mbështetjen e një pjese të opozitës, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Pozita politike e Kurtit është bërë edhe më e ndërlikuar pas nisjes së dialogut strategjik ndërmjet Beogradit dhe Uashingtonit javën e kaluar. Kjo zhvillim merr peshë të veçantë duke pasur parasysh se SHBA-ja kishte pezulluar dialogun strategjik me Prishtinën që nga shtatori i vitit të kaluar, mes kritikave për veprimet e qeverisë Kurti ndaj komunitetit serb në Kosovë, shkruan e perditshmja blic.

Këto zhvillime e kanë vënë edhe më shumë në vështirësi Kurtin, i cili edhe pas dy tentativave brenda gjashtë muajve nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për zgjedhjen e institucioneve, çka rrit mundësinë që Kosova të përballet me zgjedhje të reja, ndoshta që në vjeshtë ose dimër.

Gogiq: Problemi i Kurtit është se opozita nuk pranon as kuorumin

Afati ligjor për konstituimin e Kuvendit pas zgjedhjeve përfundon më 7 gusht. Politologu serb Ognjen Gogiq vlerëson se deri atëherë do të bëhet e qartë se çfarë e pret Kurtin.

Sipas tij, Kurti ka numrat për formimin e qeverisë, por i nevojitet edhe mbështetja e një pjese të opozitës për zgjedhjen e presidentit. Në dy raundet e para kërkohet shumicë prej dy të tretash, ndërsa në raundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë.

“Problemi për Kurtin është se opozita nuk pranon as të sigurojë kuorumin për votim, për të cilin nevojiten 80 deputetë. Madje, deputetët opozitarë po refuzojnë edhe të hyjnë në sallën e Kuvendit”, ka deklaruar Gogiq, thuhet ndër të tjerash në artikullin e të përditshmes blic.