Kjo ditë kujton 10 dhjetorin e vitit 1948, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, një dokument që vendosi standardet themelore për lirinë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi.
Gati tetë dekada më vonë, mesazhi i Deklaratës mbetet po aq aktual sa atëherë: çdo njeri, pa dallim, ka të drejtë të jetojë me dinjitet, liri dhe mundësi të barabarta. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka rikujtuar se sfidat globale – nga konfliktet, diskriminimi, deri te shkeljet e të drejtave themelore – vazhdojnë të kërkojnë vëmendje të përbashkët dhe veprim konkret.
Në këtë kontekst global, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten pjesë e kësaj beteje universale për dinjitet dhe barazi. Të drejta si arsimi në gjuhën amtare, zhvillimi ekonomik, përfaqësimi i drejtë dhe ruajtja e identitetit kulturor janë pjesë e të drejtave themelore që duhet të garantohen për çdo komunitet.
Kjo ditë na kujton se mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk është vetëm një parim ndërkombëtar, por një detyrim ndaj çdo individi dhe çdo populli, kudo që ndodhet.












