NP “Komunalia” – Angazhim i pandërprerë për mirëqenien e qytetarëve

0
201

Ndermarrja Publike “Komunalia” në Bujanoc po dëshmon çdo ditë se shërbimi ndaj qytetarëve është prioriteti i saj kryesor. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe punë të pandërprerë në terren, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje po kujdesen që popullata të mos përballet me mungesë uji të pijshëm, grumbullim të mbeturinave apo neglizhencë në shërbimet esenciale komunale.

Një ndër sfidat për momentit është rrjeti i kanalizimit, i cili herë pas here shkakton probleme serioze në disa zona të komunës. Megjithatë, ekipet e NP “Komunalia” janë të pranishme ditë e natë, duke intervenuar me shpejtësi për të minimizuar dëmet dhe për t’i ofruar qytetarëve shërbime më të mira.

Pavarësisht vështirësive, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje nuk kursejnë as kohë, as mund për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme. Ata punojnë në terren edhe në kushte të vështira atmosferike, duke dëshmuar përgjegjësi të lartë dhe përkushtim ndaj komunitetit.

Komunalitë funksionale, uji i sigurt për pije dhe rrugë më të pastra janë rezultat i punës së tyre së palodhur. NP “Komunalia” vazhdon të qëndrojë pranë qytetarëve të Bujanocit, me synimin për t’u ofruar shërbime cilësore dhe të vazhdueshme, duke e bërë jetën e përditshme të çdo banori më të lehtë dhe më të sigurt.

Gjatë ditës punonjësit e NP “Komunalisë” kanë intervenuar me pastrimin e shahteve në fshatin Letovic