Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror zhvilloi një takim konsultativ mes organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të administratës shtetërore, në cilësinë e anëtarëve të Këshillit për krijimin e një mjedisi nxitës për organizatat e shoqërisë civile.
Ky takim u parapri nga një seri prej njëmbëdhjetë takimesh dypalëshe konsultative mes ministrisë dhe organizatave të shoqërisë civile që janë pjesë e Këshillit. Në takimin e sotëm, anëtarët e Këshillit theksuan se vazhdimi i dialogut është i domosdoshëm.

Për këtë arsye u vendos që, gjatë muajit të ardhshëm, organizatat e shoqërisë civile të zhvillojnë një proces konsultativ me organizata të tjera të shoqërisë civile, pas së cilës do të merret një vendim mbi vazhdimin e mëtejshëm të punës së Këshillit.












