Burimi ka një mesazh për mërgimtarët: Vetura s’ju bën më të mëdhenj – po zhurma, shpejtësia dhe arroganca, ju bëjnë më të vegjël në sy të popullit tuaj

0
826

Korriku është periudha kur pjesa dërmuese e mërgitarëve shijojnë pushimet në vendlindje. Megjithatë një pjesë e tyre, qëllimishtë apo paihri, janë duke shkaktuar zhurma të tepruara me makinat e tyre, sikurse nga zhurma e marmitës poashtu edhe shpejësia që po vozisin nëpër vendbanime.

Kjo gjë duket se po i shqetësonë qytetarët të cilët, disa prej tyre kanë nevojë për qetësi sepse edhe ata duhet të zgjohen herët për punë.

Një qytetarë i Bujanocit, përmes rrjetit social i ka shkruar një mesazh interesantë, duke i uruar mirëseardhje mërgimtarëve, në të njetën kohë edhe duke i përkujtuar që të respektojnë edhe vendasit që jetojnë këtu, fundja sipas tijë të gjithë jemi të njejtë.

Postimi i plotë i Burimi Krasniqit

Një mesazh për dashamirët tanë gurbetqarë ❤️🚗

Mirë se vini në vendin tuaj – jemi t’lumtur që ju kemi pranë pas shumë kohe.

Por ju lusim me zemër: respektoni qetësinë, lagjet dhe njerëzit që jetojnë këtu çdo ditë.

Vetura s’ju bën më të mëdhenj – po zhurma, shpejtësia dhe arroganca, ju bëjnë më të vegjël në sy të popullit tuaj.

Shijoni pushimin – pa i shqetësu të tjerët.

Le të mos jetë kthimi juaj vetëm “shoë”, por edhe dashni, respekt dhe kulturë.

E kemi mall për ju – po jo për zhurmën, ka shkruar Burimi në rrjetin e tijë social.