Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti përmes rrjetit social ka njoftuar se është vendosur që Shërbimi i Ofiçarisë pranë Administratës Komunale të Bujanocit të punojë me orar të zgjatur gjatë periudhës 15 korrik – 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe, ky shërbim do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga ora 07:00 deri në ora 18:00 çdo ditë pune, si dhe të shtunave nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
Pajaziti gjithashtu ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë zyrtare Drejtorisë Policore në Vranjë, përkatësisht Stacionit Policor në Bujanoc, që të ndjekin të njëjtin model të orarit të zgjatur, konkretisht Shërbimi për lëshimin e dokumenteve personale, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të mund të kryejnë të gjitha obligimet administrative në kohën më të përshtatshme për ta.
POSTIMI I PLOTË I PAJAZITIT
“Në shërbim të mërgimtarëve tanë: Administrata komunale zgjat orarin e punës, të njejtën gjë e kemi kërkuar edhe nga policia
Duke pasur parasysh fluksin në rritje të bashkëqytetarëve tanë që vijnë nga diaspora gjatë muajve të verës, dhe me qëllim të ofrimit të shërbimeve më efikase dhe më të përshtatshme për ta, kemi vendosur që Shërbimi i Ofiçarisë pranë Administratës Komunale të punojë me orar të zgjatur gjatë periudhës 15 korrik – 15 gusht.
Gjatë kësaj periudhe, ky shërbim do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga ora 07:00 deri në ora 18:00 çdo ditë pune, si dhe të shtunave nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
Po ashtu, sot i kemi dërguar një kërkesë zyrtare Drejtorisë Policore në Vranjë, përkatësisht Stacionit Policor në Bujanoc, që të ndjekin të njëjtin model të orarit të zgjatur, konkretisht Shërbimi për lëshimin e dokumenteve personale, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të mund të kryejnë të gjitha obligimet administrative në kohën më të përshtatshme për ta.
Si Komunë, mbetemi të përkushtuar që të jemi në funksion të qytetarëve, veçanërisht në periudhat kur prania e tyre është më e madhe dhe nevoja për shërbime administrative rritet ndjeshëm” ka shkruar në rrjetin e tijë social Pajaziti./LajmiAL/












