Më 7 dhe 8 korrik bëhet regjistrimi në shkollën e mesme

0
241

Sipas lajmërimit të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc regjistrimi i nxënësve në vitin shkollorë 2025/26 do të bëhet më 7 dhe 8 korrik në ambientet e shkollës.

Në lajmërim nxënësit janë njoftuar me procedurën edhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim, si më poshtë:

LAJMËRIM

Lajmërohen nxënësit se regjistrimi në vitin e parë shkollor 2025/26 bëhet në hapsirën e shkollës së mesme “Sezai Surroi”, më datat

07-08.07.2025, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 15:00.

Nxënësit duhet të kenë me vete:

• Çertifikata e lindjes

• Dëftesat mbi përfundimin e shkollës fillore.

• Dëftesat e tre viteve të fundit (VI, VII dhe VIII) të shkollës fillore.

• Vertetimi mbi kryerjen e provimit përfundimtar

• Certifikatat e mjekut për regjistrimet në drejtimet profesionale (Nuk kërkohet për drejtimet e gjimnazit).

• Formulari i plotësuar i paraqitjes për regjistrim në shkollën e mesme.

Nga drejtoria e shkollës.