Pas shumë tentimeve dhe punës së palodhshme kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi arrin ta kthejë Gjykatën themelore në Preshevë, lajmin e ka bërë të ditur përmes postimit në rrjetin social vet Arifi.
Sipas Arifit ky është projekt me rëndësi vitale për qytetarët e komunës së Preshevës.
Postimi i plotë:
Ashtu siç ju kemi premtuar, ashtu edhe po bëhet, Gjykata themelore po kthehet në Preshevë më 3 Janar 2021
Pas një sfide të mundimshme të spikatur me burokraci të pafund, ja arritëm të kthejmë përsëri pas dekadave Gjykatën Themelore në Preshevë.
Falënderoj nga zemra bashkëpuntorët e mi në adminstratën lokale në Preshevë për këtë punë të palodhshme si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt me rëndësi vitale për qytetarët e Komunës së Preshevës.
Gjykata Themelore në fillimin ka një orar të reduktuar, ndërsa në pjesën e dytë të projektit do t`i plotësojmë kushtet ligjore për të kompletuar orarin e seancave gjyqësore në Preshevë, ka shkruar Arifi.













