Lutfiu si me “NERVOZË” për konkursin e bujqësisë!

0
399

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë Nevzad Lutfiu të cilit, në bazë të marrëveshjes interne me subjektet politike për qeverisjen me KKSH-në, i skadon mandate në fund të këtij vitit, po tenton që përmes postimeve në rrjetin social ta tregojë sinqeritetin e tijë për mbarëvajtje korrekte të konkursit për bujqësi të hapur nga KKSH me mjetet e Qeverisë së Kosovës.

Lutfiu për të dytën herë ka postuar në rrejtin e tijë social, duke i bërë me dijë qytetarëve se në këtë konkurs nuk do të kalojë as edhe një aplikacion që nuk është serioz, apo që nuk merret me prodhitari bujqësore dhe fushat e tjera të parapara me konkurs.

Ai ka bërë të ditur se në këtë çështje, edhe pse në ënyrë jo të drejtpërdrejt, do ta inkuadrojë edhe popullatën për t’ia konfirmuar nëse personat (përfituesit) e konkursit të listës preliminare, realisht meren me prodhime bujqësore apo fushat tjera të parapara me konkurs.      

Një pjesë e postimit të parë:

“Për të pasur sukses në këtë konkurs mos i kërkoni mbështetje askujt, sepse në rast se i plotësoni kushtet do të mbështeteni pa mëdyshje dhe e kundërta, nëse nuk i plotësoni kushtet nuk do të kaloni pavarësisht njohjeve që mund t’i keni.

Nëse dikush ju kërkon favore për të ju mbështetur, bëjeni publike dhe paraqiteni tek ne.

Djersa e bujkut duhet të vlerësohet, prandaj ZERO kompromis!”

Postimi i dytë:  

“Sot i kam telefonuar një nga një kryetarët e Bashkësive Lokale(disa nuk patën qasje në telefon) nga të cilët kam kërkuar që vërtetimët t’i jepen vetëm atyre që me të vërtetë merren me bujqësi.

Pas publikimit të listës preliminare, do t’i bëj ftesë qytetarëve për bashkëpunim, në rast se shohin në listë se kanë kaluar persona që nuk merren me bujqësi, atëherë t’i paraqesin, ata do të verifikohen dhe do të refuzohen”

Nëse këto postime do të ndikojnë tek korrektësia e mbarëvajtjes së konkursit, kjo mbase do të shihet në fund të këtij procesi. Por mbetet diskutabile se, çdokush që ka të regjistruar ekonominë bujqësore dhe ka të kompletuar dokumentacionin, ligjërisht ka të drejtën e përfitimit të këtyre mjeteve, nga ana tjetër tashmë jemi në një periudhë në të cilën pothujase janë vjelur 90% të kulturave bujqësore, përveç grurit, si do të bëhet vlerësimi, me anë të dokumentacionit apo telefonatave anonime të qytetarëve./LajmiAL/