Këshillat kryesore të katër sindikatave përfaqësuese të arsimit kanë marrë vendime për ndërprerjen e punës të premten, më 1 nëntor, kur është planifikuar edhe tubim protestues në Beograd, duke filluar nga ora 12:00, bëhet e ditur në faqen e Sindikatës së punëtorëve të arsimit.
Gjithashtu, sindikatat morën vendim që nga e hëna e 4 nëntorit të hyjnë në grevë ligjore, e cila do të bëhet në mënyrë alternative nga drejtoritë e shkollave, që do të thotë se nga ajo datë, siç kanë paralajmëruar, mësimi do të shkurtohet në 30 minuta, ndërsa në institucionet parashkollore fëmijët pranohen nga ora 9:00.
Siç thonë ata më tej, “udhëzimet e detajuara se si të zbatohet greva do të dërgohen më vonë”.












