Memeti: Shkarkohem dhe prap do të emrohem në seancën e III të KK

0
772

Kryetari i KK të Bujanocit Driton Rexhepi për të enjtën më 19 shtatorë e ka thirrur seancën e tretë me radhë të kësaj legjislature, në të cilë do të shqyrtohen 16 pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës për punë sociale në Bujanoc.

Arsyejet e shkarkimit të Leon Memetit nga detyra e ushtruesit i  cili u emruar në seancën e kaluar akoma nuk dihen, por që i njeti prapë do të emrohet në të njejtin post kjo është mëse e vertetë, ngase Memeti një gjë të tillë vet Memeti e ka konfirmuar për LajmiAL.

“Po është e vërtetë se do të shkarkohem, por në të njejtën seancë do të emrohem prap në deytyrën e ushtruesit të drejtorit të Qendrës për punë sociale” i ka thënë Memeti LajmiAL.

Edhe pse emrimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës për punë sociale nuk është në rend të ditës, kjo mbase do të përcaktohet si pikë shtesë e rendit të ditës gjatë përcaktimit përfundimtarë të rendit të ditës në seancën e 19 shtatorit.