Mustafi: Protesta, shfaqje e fuqishme e solidaritetit dhe e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve në Luginë e Preshevës

0
322

Ragmi Mustafi kryetarë i PVD-së dega në Bujanoc, njëri nga politikanët më të zëshëm ditëve të fundit në përkrahje të protestës, i ka thënë LajmiAL se, “Protesta e sotme ka qenë një shfaqje e fuqishme e solidaritetit dhe e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve në Luginë e Preshevës e posaçërisht në Komunën e Bujanocit”

Sipas Mustafit, “Pjesëmarrja ka qenë e madhe, duke përfshirë qytetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, gjë që tregon përkushtimin e shqiptarëve ndaj çështjeve të identitetit dhe dinjitetit”

Sa i përlet përket përmbajtjes, ai është shprehur se “Për nga përmbajtja, mesazhet e protestuesve kanë qenë të qarta dhe të artikuluara mirë, duke kërkuar drejtësi, barazi dhe respekt për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”

I pari i PVD-së në Bujanoc në fund ëhstë shprehur se, “Kjo protestë reflekton një zë të përbashkët që nuk mund të injorohet, dhe përbën një hap të rëndësishëm në përballjen me padrejtësitë e vazhdueshme që po përballon populli ynë”

Protesta e sotme ishte e përcjellur edhe nga pjestarë të shumtë të MPB-së sikurse në uniforma poashtu edhe persona civil, pothuajse në të gjitha cepat e qytetit të Bujanocit./LajmiAL/