NUSE ME “KATALOG” MILINKO DHE VJOLLCA U PANË VETËM NË FOTO, TASH KANË FËMIJË

0
434

Vajzat e kombësisë shqiptare, kryesisht nga Shqipëria vitet e fundit kanë filluar të shpërngulen nëpër vendbanime të ndryshme, pothuajse në tërë Serbinë. Jo se vendet ku po martohen janë metropole, por sipas gjitha gjasave vendet nga po vijnë janë tepër të izoluar dhe pa kurfar perspektive.

Nuse me “KATALOG” a mund të jetë kjo fjala e duhur e cila i përshtatet këtyre martesave të cilat, nuk janë bërë me msytni e as me dashni, e gjithë kjo që po ndodhë po funksionon përmes agjensioneve të ndryshme të cilat merren me martesa, pse jo edhe përfitimet materiale.

Arsyeja se si këto vajza shqiptare po arrijnë në Serbi janë të shumta, ato nuk janë nga Tirana, Durrësi apo Vlora, jo nga ndonjë qytet i Shqipërisë. Izolimi dhe kushtet tejet të vështira dhe pa perspektivë nëpër vendbanimet malore në zona të ndryshme të Shqipërisë gjithnjë e më shumë vajzat shqiptare po i dëbojnë nëpër shtete të ndryshme, destinacione të ndryshme, njëri nga këto destinacione është edhe Serbia.

Ky trend nuk është i djehit, para një jave apo muaji, kjo ka filluar vite më parë, ngase fëmijet nga këto martesa tashmë kanë filluar të vijojnë edhe shkollën.

Flitet gjithçka, se vajzat shqiptare shiten nga prindërit, agjensionet bëjnë tregëti, shteti serb stimulon me mjete financiare të rinjtë nëpër vendbanime, për tu martuar dhe gjëra të tilla? Por një gjë është e sigurtë se këto martesa po ndodhin dhe se vajzat shqiptare po adaptohen në familjet serbe.

Më poshtë mund ta lexoni një artikull të botuar në një të përdistshme serbe ALLO, e cila ka përshkruar jetën e një vajze shqiptare në një familje serbe.

“Paragjykimet origjinale për këto gra kanë ndryshuar, falë vlerës dhe sakrificës së tyre. Rrallëherë një bashkëshort është ankuar për të zgjedhurën e tij që vjen nga larg dhe shumë veta theksojnë se janë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj familjes dhe partnerit.

Edhe pse ardhja e tyre zakonisht lidhet me zonat e thella rurale, profesori Milinko Bogdanoviq nga Ivanjica konfirmon se nuk është gjithmonë kështu dhe se nuset nga Shqipëria janë të mirëseardhura edhe në zonat urbane.

“Unë u përballa me tabu lidhur me këtë temë. Megjithatë, është e rëndësishme që njeriu të marrë vendimin e tij dhe të kuptojë se çfarë dëshiron nga jeta. Doja të kisha një familje mbi të gjitha, kështu që i injorova historitë dhe paragjykimet”, thotë Milinko.

Bukuroshja Vjolca mbërriti në qytetin e Podgolisë së Varoshës nga Shkodra dhe Milinko e pa gruan e tij të ardhshme vetëm në një foto.

“Edhe pse historia zhvillohet në shekullin e 21-të, ajo ka elemente të traditës. Motrat e saj kanë dhjetë vjet këtu dhe e dija se ishin një familje e jashtëzakonshme. U pajtuam dhe udhëtova për në Shkodër”, kujton Milinko.

Pas takimit të parë ai ishte i sigurt se Vjollca ishte gruaja me të cilën donte të kalonte pjesën tjetër të jetës.

“Gjithçka është fati, intuita më ka çuar në atë rrugë dhe nuk kam gabuar”, thotë Milinko.

Katër vite pas martesës së tyre, Vjollca dhe Milinko patën një vajzë, Irenën, e cila e forcoi më tej martesën e tyre. Ky çift është dëshmi se dashuria i kapërcen të gjitha dallimet dhe se ëndrrat mund të realizohen, dhe në rastin e tyre ishte – familja, thuhet në shkrimin e kësaj të përditshme.

Megjithatë nuk është vetëm Millenko dhe Vjollca që kanë krijuar familje, ka edhe shumë të tjera vajza nga zona të dnryshme rurale që përmes mënyrave të ndryshme kanë arritur në familjet serbe dhe kanë krijuar familje, të tilla kemi edhe në komunën e Bujanocit./LajmiAL/