Një shqiptare nga Presheva ka ndërruar jetë në Vranjë menjëher pas lindjes. Përpak sa gjithqka kalon në heshtje!

0
3732

Një grua nga Presheva ka ndërruar jetë të mërkurën më 17 prill në Qendrën Shëndetësore të Vranjës, në rrethana të panjohura, pak pas lindjes, shkruajnë mediat nga Vranja.

Raportohet se kjo ishte lindja e katërt e gruas. Lajmi për vdekjen e një lehone pa emër (37 vjeçare) nga Presheva është publikuar fillimisht në rrjetet sociale.

Danijela Trajkoviq, prokurore e lartë publike në Vranjë, ka konfirmuar për Blic se nëna ka vdekur.

Asnjë nga autoritetet nuk e ka denoncuar rastin, por prokuroria ka reaguar pasi e ka marrë vesh në rrjetet sociale.

“Ne nuk jemi informuar për rastin, por e kemi mësuar përmes rrjeteve sociale dhe mediave. Askush nuk na ka lajmëruar, as qendra shëndetësore dhe as familja, prandaj kemi urdhëruar policinë të bëjë kontrolle.
Policia ndodhet në terren dhe kemi konfirmim se ngjarja ka ndodhur dhe gruaja në lindje ka ndërruar jetë pak pas lindjes. Tani për tani puna për rastin është në vazhdim e sipër, kur të kemi informacione të reja do t’i bëjmë të ditura”, tha ajo.

Jozyrtarisht, gruaja fatkeqe ka ndërruar jetë pak pas lindjes të mërkurën e 17 prillit, gjatë ditës.

Mësohet se foshnja ka lindur gjallë dhe e shëndetshme dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme.

Tashmë është bërë autopsia Në anën tjetër, drejtori i Qendrës  Shëndetësore në Vranjë, Dr. Sasha Gjorgjevi, ka konfirmuar se janë marrë masa për të përcaktuar shkakun e vdekjes së gruas në lindje.

“Është kryer kontrolli i brendshëm, autopsia klinike dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Rezultatet priten, Ministria e Shëndetësisë është informuar për gjithçka, ne i kemi marrë të gjitha masat në juridiksionin tonë” tha Gjorgjeviq.

Sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për një grua nga Presheva, për të cilën kjo ishte lindja e katërt./LajmiAL/