Pranvera fillon më 20, ndërsa akrepat e orës lëvizin më 31 mars

0
298

Ndoshta jo për nga temperatura, por sigurisht sipas kalendarit, për pesë ditë, më saktë më 20 mars, fillon pranvera. Pak më pas, pikërisht në fund të muajit, më 31 mars, do të lëvizim akrepat e orës dhe do të kalojmë në orën verore.

Pranvera këtë vit do të fillojë më 20 mars dhe do të zgjasë deri më 20 qershor, kur fillon vera. Ndërsa pranverë është në hemisferën veriore, vjeshta është në hemisferën jugore dhe anasjelltas, kështu që nuk ka një datë për fillimin e këtij sezoni që do të ishte universale për të gjitha pjesët e botës.

Llogaritja e kohës verore fillon më 31 mars, domethënë në natën ndërmjet të shtunës, 30 mars dhe të dielës, 31 mars, kur akrepat do të lëvizin nga ora 2 e mëngjesit në 3 të mëngjesit. Praktikisht kjo do të thotë se atë natë do të flemë një orë më pak.