“Jeni refuzuar, shnosh vitin tjetër” kështu nga FIP u thonë pensionistëve shqiptarë në komunën e Bujanocit

0
455

Çdo vit Fondi Invalidorë Pensional me shpenzime të mbuluara nga buxheti i shtetit i dërgon pensionistët nëpër banja në tërë Sërbinë, varësisht ku preferojnë pensionistët. Vitin e kaluar në këtë drejtim askush nuk bëri zhurmë, se përse pjesa dërmuese e pensionistëve shqiptarë, sidomos të komunës së Bujanocit u refuzuan pa u dhënë një arsyetim me shkrim, e gjithw proceduar ishte përmes telefonit, “Jeni refuzuar, shnosh vitin tjetër”. Këto ishin fjalët e vetme përse janë refuzuar që të shfrytëzojnë të drejtën për të pushuar në njërën nga banjat e vendit.

Avazi i njejtë po ndodhë edhe këtë vit, sikurse edhe heshtja bashkë më refuzimin. Ditëve të fundit pjesa dërmuese e pensionistëve shqiptarë po marin telefonata se janë refuzuar për ta shfrytëzuar të drejtën e pushimit në banjë me shpenzime të mbuluara nga shteti, edhe atë me një fjalë goje! “Jeni refuzuar, shnosh vitin tjetër”.

A duhet dikush të reagojë në këtë drejtim, sigurisht që PO, por si duket përçarja e spektrit politik shqiptarë ka shkuar aq thellë saqë, fare pak kanë kohë për më të moshuarit. Vlenë të theksohet se një numër jashtëzakonisht i vogël i pensionistëve shqiptarë janë duke e shfrytëzuar në vit këtë të drejt, edhe pse komplet shpenzimet mbulohen nga buxheti i shtetit një pjesë e së cilit mbushet edhe nga taksapaguesit shqiptarë.

LajmiAL sot ka marrë disa njoftime nga disa pensionist të cilët kanë marrë telefonatë nga FIP dhe të gjithë janë njoftuar se janë refuzuar duke u thënë “Jeni refuzuar, shnosh vitin tjetër”./LajmiAL/