NENAD MITROVIQ VIZITOI FAMILJEN MUHAREMI NGA MEDVEGJJA

0
318

Nenad Mitroviq, ud. Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka vizituar shtëpinë e familjes Muharemi në Medvegjë. Vizita në familjen Muharemi ka ndodhur pas një ngjarje fatkeqe të fundit kur fëmijët kanë goditur me gur shtëpinë ku jeton familja Muharemi.

Gjatë bisedës me familjen Muharemi, Nenad Mitroviq tha se nuk ka arsye për shqetësim, se Republika e Serbisë i mbron të gjithë qytetarët e saj pa dallim nacionaliteti dhe feje.

 “Ne nuk do të lejojmë asnjë konflikt dhe do të bëjmë gjithçka për të parandaluar incidente të tilla, qoftë edhe më të vogla. Vetëm marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe serbëve janë garanci për prosperitet dhe përparim në të gjitha nivelet. Jetojmë me njëri-tjetrin dhe jo pranë njëri-tjetrit“ ka thënë Mitroviq, njofton shërbimi i TK-së