Pas raundit të parë të regjistrimit, në degën e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujnaoc, nga gjithsej 90 vende, kanë mbetur edhe 37 vende të lira me buxhet.
Regjistrimi i kandidatëve për afatin e dytë të regjistrimit do të bëhet më 4 dhe 5 shtator në hapësirat e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, nga ora 08:00 deri në ora 14:00.
Provimi pranues do të mbahet më 8 shtator, si dhe publikimi i renditjes paraprake, ndërsa renditja përfundimtare do të publikohet më 14 shtator, shkruan TK.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc do të bëhet më 15 shtator.












