A DO TË MBYLLET TIK-TOK, TWITTER DHE FACEBOOK NË SERBI? Ministri Grujiçiq propozoi mbylljen e të gjitha rrjeteve sociale për një muaj

0
367

Ministrja e Shëndetësisë Prof. Dr. Danica Grujiçiq propozoi mbylljen e rrjeteve sociale Facebook, Twitter, Instagram dhe Tik-tok për një periudhë të caktuar. Këtë propozim ajo e bëri pas dy tragjedive të tmerrshme që e zhytën Serbinë në errësirë.

“Ndoshta është e nevojshme të ndaloni Facebook dhe Instagram dhe të gjitha këto rrjete dhe Tik-Tok dhe Twitter për një muaj. Një muaj rinisje, le të kthehen në disa veprime normale. Tik-tok është në qendër të vëmendjes, Twitter nuk është më mirë. Ju keni njerëz që janë të frustruar, të cilët e shfryjnë zhgënjimin e tyre në vend që të shkojnë te një psikolog dhe të kenë një bisedë të këndshme. Këtu është një ftesë për të rinjtë që të zgjedhin psikologjinë klinike, le të ndihmojmë vendin” tha Grujiçiq.

Kujtojmë se disa fëmijë u ndaluan për intervistë informative këto ditë, sepse kërcënuan publikisht se do të bënin një masakër të ngjashme si ajo e 3 majit në shkollën fillore, ose glorifikuan krimin e kryer.

“Unë vetëm po kërkoj nga ata që shkruajnë marrëzi, tani do të bëjnë këtë apo atë, ose do të glorifikojnë vrasës apo kriminelë, vetëm të kuptojnë se nuk janë djem të rrezikshëm apo vajza fenomenale“ tha Grujiçiq.