Këshilltari i KK të Bujanocit Bujar Sejdiu nga radhët e PD-së, biznesmen i njohur në komunën e Bujanocit por edhe më gjerë, premtimin e tij në fillim të legjislaturës se do ta dhurojë çdo pagë të këshilltaërit për Malësinë e Bujanocit po e mbanë me përpikshmëri.
Bujari është me prejardhje nga Malësia e Bujanocit, fshati Zarbincë i cili jeton në Bujanoc ku edhe udhëheq një nga kompanit më të mëdha në Luginë por edhe më gjerë.
Ditë me par këshilltari Sejdiu ndau tri paga, për tri familje në Malësin e Bujanocit. Ai qysh në fillim të mandatit kishte deklaruar se çdo pagë do ta ndajë për familjet që jetojnë në Malësinë e Bujanocit, që sadopak t’ua zbusë gjendjen financiare. Nuk duhet harruar se në çdo aksion që organizohet për Malësinë, emir i Bujarit nuk mungon, ndërsa nuk mungonë edhe vëllau i tijë Visari kur bëhet fjalë për bamirësi. Banorët e Malësisë së Bujanocit gjithnjë u janë mirnjohës vëllezërve Bujarit dhe Visarit për kontributin dhe përkushtimin e tyre ndaj Malësisë./LajmiAL/












