FC Kosova suprizon Erionin

0
319

Njëri ndër klubet më të suksesshme të futbollit FC Kosova në diasporë, gjegjësisht në Mynhen të Gjermanisë, përveç se motivon shumë të rinjë që të ndjekin rrugën e fiutbollit, ky klub ka dhënë shumë kontribout edhe në ruajtjen dhe avansimin e kulturës shqiptare në diasporë.

Udhëheqësi i klubit Lulzim Maliqi biznesmen i suksesshëm i cili njihet për veprat e tijë organizative në fushën e sportit, mbi të gjitha veprat humanitare, vikendin që lam pas ka suprizuar Erion Veselin djaloshin që tashmë është i njohur për opinionin. Sikurse Maliqi poashtu edhe Erioni janë me prejardhje po nga i njejti vendbanim, Konçuli i komunës së Bujnaocit. Njëri biznesmen i njohur dhe humanist i pashoq ndërsa tjeteri në hapat e një kampioni të boksit.

Erioni fillimisht ishte ftuar që të jetë mysafir në njërën nga ndeshjet e FC Kosova, por krejt në fund Erionit iu bë befasia nga vet udhëheqësi i klubit Luzlim Maliqi, dhurata një fanelë e FC KOSOVA.

“Është kënaqësi dhe nderë për mua që kam marrë fanelën e FC KOSOVA nga z.Maliqi, është një dhuratë shumë domethënëse për mua sepse edhe unë vijë nga i njejti vendbanim Konçuli. Dhuratat janë me peshë shumë më të madhe kur i pranon nga njerëz siç janë z.Maliqi” u shpreh Erioni për lajmiAL.

Erioni falënderimin ndaj FC KOSOVA dhe z.Maliqit e ka shprehur edhe nëpërmjet rrjetin social  

Siç mëson LajmiAL së shpejti do ta kemi mundësinë që Erion Veselin ta shohim në meçin e radhës./LajmiAL/