Në Serbi, në 24 orët e fundit, koronavirusi është konfirmuar në 953 persona, nga 8.992 të testuar, ndërsa nëntë persona kanë vdekur si pasojë e këtij infeksioni, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
219 persona po marrin trajtim spitalor, 12 prej të cilëve janë të lidhur me respirator.
Koronavirusi në Serbi është konfirmuar në gjithsej 2,497,248 persona, prej të cilëve 17,864 kanë vdekur.












