Arbër Veseli nga Lluçani i Bujanocit i pari luginas që u ngjit në majën më të lartë të Kontinentit Afrikan, Uhuru Peak – Kilimanxharo

0
1221

Arbër Veseli nga Lluçani i Bujanocit në rrjetin e tij social ka përshkruar emocionet e udhëtimit të tijë në Kontinetin Afrikan dhe ngjitjen në majën më të lartë të të gjithë Kontinentit Afrikan, Uhuru peak – Kilimanxharo e cila ka 5.895 m lartësi mbidetare.

Këtë përvojë Arbëri e ka përshkruar në rrjetin e tij përmes shum fotove dhe videove.

Më poshtë i keni dy postimet e plota të Arbër Veselit si dhe linkun e rrjetit social ku mund ti shihni videot e bukura nga ekspedita e udhëtimit

Në eksplorim të Tanzanisë 🇹🇿

Vizitova :

Qytetin : Arusha

Parkun Kombëtar : Tarangire

Malin Kilimanjaro dhe

Ishujt e Zanzibarit.

Në Tanzani jetojnë diku rreth 120 fise të ndryshme me gjuhën dhe traditat e veçanta. Por ai më i rëndësishmi dhe ndër më të mëdhenjt është Fisi Maasai.

Gjuhët zyrtare janë Sëahili dhe Anglishtja.

30% e territorit të Tanzanisë është Park Kombëtar duke e bërë që këtu të jetojnë 4 milionë kafshë të egra që përfaqësojnë 430 lloje dhe nënspecie të ndryshme.

Tanzania ka numrin më te madh të kafshëve grabitqare në Afrikë.

Kilimanxharo është mali më i lartë i gjithë Kontinentit Afrikan (5895 m lartësi mbidetare), dhe mali më i lartë në Botë që qëndron i vetëm.

Ka prejardhje vullkanike (nga 3 vullkane: Shira , Mavenzi dhe Kibo)

Gjatë ngjitjes prek pothuajse çdo sistem ekologjik : fushë pjellore, xhungël, moçale, shkretëtirë alpine dhe majën arktike.

Ishujt e Zanzibarit janë një mrekulli në vete, të cilat janë të pa përshkrueshme me fjalë.

Thjesht knaqësi e shpirtit dhe syrit.

Një ëndërr e madhe e bërë realitet.!

Pas 4 ditë e gjysëm duke prekur fushë pjellore, xhungël, moçale, shkretëtirë alpine dhe majën arktike, dhe me temperaturë nga +27 deri -15, me sukses por gjithsesi edhe me vështirsitë e veta arrita të ngjitem në majën më të lartë të të gjithë Kontinentit Afrikan (Uhuru peak – Kilimanxharo 5896 m lartësi mbidetare).
Njëherit është dhe mali më i lartë në Botë që qëndron i vetëm.

Kjo ngjitje i dedikohet babit tim

— në Kilimanjaro, Tanzania.

Të fotot dhe videot e udhëtimit mund ti shihni në linkun e mëposhtëm

https://www.facebook.com/arber.veseli.abi