Agaj: Të krijohen kuota për pacientët nga Lugina në Onkologji në QKUK, Prishtinë

0
365

04 shkurt 2023 Me rastin e ditës botërore të Kancerit, shkrun Florim Agaj, profesionist shëndetsorë njëherit edhe këshilltarë në kuvendin komunal të komunës Bujanocit!

Ai mes tjerash ka disa kërkesa nga përfaqësues të popullit lidhur me të sëmurët me kancer të Luginës Preshevës! Agaj shkruan..

Puna ime çdo ditore më perballë me një numër jo të vogël të pacientëve që janë të diagnostifikuar me kancer e disa që e marrin vesh aty që janë të prekur nga kanceri! Tash-më kjo sëmundje është e njohur ndër nesh, në familje, shoqëri, dhe njerëz që i njohim. Të vetëdijshëm për sfidat që ata pacient i kalojnë gjat trajtimit të kësaj sëmundje, ju gjindemi atyre për aq sa mundemi dhe gjithmonë lutje bëjm që Zoti të ja lehtëson këtë sfidë mjaft të vështirë!

Unë me këtë rast në veqanti dua të ndalem specifikisht te pacientët e Luginës. Pacientët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva të dg. me kancer (nga përvoja flas) nuk janë pak. Trajtimet që duhet bëjn në departamentin e Onkologjisë një numër i vogel i kryen në Nish si qendër më e afërt ku me ligj nuk ju lejohet trajtimi në Beograd si arsye: deparamenti i Onkologjis në qendrën klinike në Nish i ka të gjitha kushtet. Ps. Gjith Rrespektin për kolegët atje Të tjerët – jo pak, janë shumë skeptik të fillojnë terapit atje dhe besoni lypin qare, dhe kërkesa e tyre është që ata të trajtohen në Prishtinë, Onkologji në kuadër te QKUK-s! Duke diskutuar me ta vërejë se ka të bëj me qështje besimi dhe se sipas tyre në Prishtinë do të kalojnë më mirë pas parasysh ngrohtësinë që jep njeriu jot! Unë i inkurajoj stafin e Onkologjisë në QKUK, më besoni janë si engjuj dhe çdo ditë dëgjoj fjalë super të mira nga pacientët për ta! Ideja dhe kërkesa ime në këtë rast është të krijohen kuota për pacientët nga Lugina për në Onkologji në QKUK, Prishtinë. Të vetëdijshëm për kushtet dhe kapacitet e këtij departamenti, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë që të investoj në Onkologji duke rritur kapacitetet si në shtimin e shtretërve, aparatëve, furnizimin me barna – terapit, etj.. dhe me këtë duke krijuar mundësi që edhe pacientët nga Lugina të trajtohen aty! Jemi dëshmitarë që Qeveria e Kosovës ka ndarë disa herë mjete për shqiptarët e Luginës, por e dijme se si kan përfundu ato (temë tjeter kjo). Kërkojmë fillimisht nga kabineti i kryeministrit në veqanti nga zonja Sinani e cila është këshilltare e z.Kurtit për Luginën, pastaj edhe nga përfaqësuesit politik të Luginës, si deputetin Kamberi dhe përfaqësuesit tjerë të cilët kabinetin qeveritarë e vizitojnë vetëm për interesa të tyre për ndarje të pozitave… Të kërkojnë kuota dhe buxhet shtesë për: Pranimin e pacientëve me kancer për trajtim në Onkologji në QKUK! Besoni, të sëmurët me kancer inkurajohen edhe me një buzëqeshje tonën, mos të flasim kur si shoqëri dhe institucione bëjm diqka konkrete për ta! ka shkruar Agaj.