Sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Mirsad Gjerlek, thotë se ende nuk ka konfirmim, por mendon se një lloj i ri i koronavirusit është shfaqur edhe në Serbi, duke pasur parasysh numrin e shtuar të të infektuarve dhe se pritet zbulimi I tij. Ai shpjegon se problemi kryesor i mungesës së antibiotikëve ishte për shkak të uljes së prodhimit të shurupit penicilinë sinacilinë, por se një shurup tjetër i asaj origjine u sigurua te prodhuesit dhe furnitorët. Gjerlek thotë se për momentin në listat e pritjes janë rreth 68 mijë pacientë dhe pret që brenda një viti ato të ulen.
Mirsad Gjerlek tha se beson se një lloj i ri i koronavirusit është shfaqur edhe në vendin tonë, por se pritet zbulimi, pra regjistrimi i tij.
”Mendimi im personal është se ai është shfaqur, por presim zbulim apo regjistrim. Mendoj se është çështje ditësh, duke qenë se ka mbërritur tashmë në Rumani dhe që rastet e para i kemi në Rumani. Të gjitha këto situata, festa, shpërngulje të njerëzve tanë nga Evropa, të ardhur për të festuar festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, ndikuan në përkeqësimin e situatës epidemike” theksoi Gjerlek.
Ai tregon se në dhjetor ka pasur rreth 500 të infektuar në ditë, dhe se tani ky numër është më shumë se një mijë në ditë. Megjithatë ai thekson se nuk ka nevojë për panik.












