Pas shpalljes së rezultateve për mjetet e Qeverisë së Kosovës, subjektet jopërfituese kanë tentuar të dërgojnë ankesë lidhur me vendimin.
Sipas informatave që ka siguruar LajmiAL, atyre iu është thënë se nuk mund të parashtrpjnë ankesë, gjë që tregon edhe një dëshmi se çka po tentohet të veprohet me paratë e Qeverisë së Kosovës.
Për arsyeje se konstituimi i KKSH-së nuk është bërë dhe ky organ nuk ka kryetarë dhe organet udhëheqëse, ligjërisht askush nuk mund të nënshkruaj një dokument të tillë mbi lidhjen e një kontrate me subjektet përfituese të konkursit.
Sipas informatave të LajmiAL me këmbengulje po tentohet që sa më parë mjetet të barten në llogaritë e subjekteve përfituese direkt nga Kosova në llogarit e tyre.
Kjo për arsyeje se, nëse shkohet në zgjedhje të reja për KKSH, (sepse akoma nuk ka sinjale për një koalicion të mundshëm) i gjithë misioni mund dështojë për vjeljen e mijërave euro.
Reagimi i të gjitha subjekteve politike në Luginë të Preshevës të cilat e përfaqësojnë shumicën apsolute të popullatës, përveç PVD- së është një dëshmi mëse e qartë se Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë për bazë interesat kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.












