Liderët e Luginës përveç APN-së, të hënën përball Kurtit. Tema: KKSH

0
349

Kanë kaluar plotë 28 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve për KKSH, që nga atëher nuk kemi një marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës, për të qeverisur me KKSH-në.

Pavarësisht disa tentativave, marrëveshja si duket është shum larg. 

Sa më shumë vonesa, aq më shumë ofrohet mundësia e ripërsërsëritjes së zgjedhjeve, si duket kjo ka hasur edhe në veshët e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit i cili për të hënën i ka ftuat në takim liderët e subjekteve politike pjesmarrëse në zgjedhjet e 13 nëntorit, duke përjashtuar APN-në. 

“Po janë të ftuar të gjitha subjektet politike në takim nga Kryeministri Kurti, përveç APN- së e cila gjithashtu ka qenë pjesë e zgjedhjeve të 13 nëntorit dhe e cila ka arritur të fitojë 5 ulëse në Kuvendin e KKSH-së” i ka thënë një zyrtarë i APN-së LajmiAL. 

Sipas tijë në këtë takim do të tentohet të arrihet një përafrim mes subjekteve politike për arritjen e një marrëveshje për të qeverisur me KKSH-në.

Nga zgjedhjet e 13 nëntorit PVD ka siguruar 5 ulëse, APN 5 ulëse, PD 2 ulëse, LPD 2 ulëse dhe PDSH 1 ulëse.

Sa do të jetë ndikimi i Kryeministrit Kurti në formimin e koalicionit qeverisës për KKSH-në kjo mbetet të shihet pas takimit të nesërm./LajmiAL/