Bujanoc: Në 24 orët e fundit 8 raste të reja me Covid-19

0
396

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 632 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 2115 kontrolla prej tyre 2003 të rritur dhe 112 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 194 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 22.12.2020 ka qenë 114, prej tyre 110 të rritur, dhe 4 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 22 persona prej tyre 7 kanë rezultuar pozitiv nga komuna e Bujanocit dhe nga Vranja, ndersa përmes PCR metodës janë testuar 4 persona për të cilët priten rezultatet.

Kështu që nënkutpron se gjatë ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 8 raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë