36 shkronjat shqipe mbushin 114 vjet 

0
178

114 vjet më parë më 14 nëntor kishte nisur të mbahet Kongresi i Manastirit, ku u synua standardizimi i Alfabetit.

Sipas profesorit universitar, Bardh Rugova, kjo datë shënon edhe një kthesë historike në këtë drejtim, derisa kujton se deri atëherë Gjuha Shqipe, shkruhej e flitej në mënyra të ndryshme.

Sipas Rugovës, pas këtij zhvillimi kishte organizime në tentativë për ta eleminuar rezultatin e arritur.

Kongresi I Manastirit u mbajt më 1908 nga 14 deri më 22 nëntor, datë që edhe simbolikisht shënohet si Dita e Alfabetit.