Valoni nga Turia e Bujanocit vlerësohet nga Kolegji Universitar “Bedër” me çmimin “Eagle Award”

0
833

Valon Gashi nga fshati Turi komuna e Bujanocit i cili aktualisht punon si Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë të Zvicrës është nderuar me çmimin “Eagle Award” nga Kolegji Universitar “Bedër”

Gashi karrierin e tij e ka filluat si gazetar në shum media për të kaluar në radhët e diplomacisë shqiptare në Bernë të Zvicrës.

Ky çmim për Valonin është shum domethënë, sepse siç ka thënë edhe vet Valoni e bënë krenarë për arritjet e tij të deritanishme.

Postimi i V. Gashit:

Është kënaqësi për mua të nderohem nga Kolegji Universitar “Bedër” dhe të vlerësohem me çmimin “Eagle Award”.

Ky çmim më bën krenar njëherazi për arritjet dhe rezultatet e mia dhe të bashkëstudentëve që në këto vite të bukura jo vetëm përfituam dije dhe njohuri në këtë Universitet, por kontribuojmë mbi fusha të ndryshme profesionale.

Jam mirënjohës gjithashtu që Universiteti im përmes bursave ka përkrahur vazhdimisht studentët nga Lugina e Preshevës, një trevë e shtrenjtë e Shqiptarisë.

Faleminderit profesorit tim Erlis Cela,
Faleminderit Alban F Tufa,

Me urimet më të mira për ju, me mirënjohjen time te përhershme!