Pajaziti: Pushteti i kompromiseve – Mekanizmat për ta kapur KKSh-në

0
195

Kryetari i PAN-së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti ka reaguar së fundmi ndaj vendimit për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të klubeve sportive për vitin 2022.

Reagimi i plotë i Pajazitit:

PUSHTETI I KOMPROMISEVE – MEKANIZMAT PËR TA KAPUR KKSH-N

Krejtësisht e paarsyeshme dhe e paprecedent që Komuna e Bujanocit të shpall vendimin për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të klubeve sportive për vitin 2022 në fillim të muajit nëntor, apo pesëdhjetë e pesë ditë përpara përfundimit të vitit.

Sipas këtij vendimi komisioni është formuar në fillim të vitit 2022, teksa konkursi ka filluar në muajin e pestë, gjegjësisht më 13 maj 2022. Gjashtë muaj më vonë dalin rezultatet e këtij konkursi.

Dhe si të paprecedent këtë vendim e bën fakti se del gjashtë ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në ditët në vazhdim do të dalin rezultatet e tjera, për konkurse të tjera, të cilat do të duheshin këtë muaj veçse t’i realizonin projektet e parapara për vitin 2022.

Komuna po keqpërdoret nga pushteti i kompromiseve.

Bartësit e pushtetit po përdorin mekanizma për ta ruajtur pushtetin edhe në KKSh, me ç’rast do të ndanin mes vete edhe buxhetin e këtij institucioni, duke shkelur dhe zhvatur shqiptarët.

Këtë duhet ta ndërpresim. Këtë duhet ta dënojmë! Ka shkruar Pajaziti./LajmiAL/