Pajaziti: Albin Kurti duhet ta shkarkoj Ardita Sinanin

0
213

“Kur thamë se Ardita Sinani nuk është figura e duhur për të qenë këshilltare politike në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sepse rrezikon unitetin e spektrit politik në Luginën e Preshevës, na reaguan duke na thënë se jemi gabim.

Komenti i saj në facebook dhe përkrahja e saj ndaj një kandidati, apo thënë më thjesht ndaj kandidatit të partisë së saj, është i pamatur dhe si i tillë duhet të ndëshkohet nga Qeveria e Kosovës.

Ardita dhe askush tjetër nga Qeveria e Kosovës nuk duhet të mbajë anë dhe të jetë krahë i njërës, apo tjetrës parti politike në Luginë. Kjo dëmton proceset.

Kjo ndikon në bindjet e qytetarëve.

Kthehet në një “lista srpska” të shqiptarëve në Luginë, gjithnjë për të keq. Sepse, tashmë siç e dini, Ardita e ka fuqinë t’i ndëshkojë kritikuesit ndaj punës së saj.

Ardita nuk guxon të thotë se Këshilli Kombëtar Shqiptar i takon PVD-së. Sepse, po i bie se edhe posti i këshilltarit politik për Luginë në Qeverinë e Kosovë do t’i takojë gjithnjë PVD-së.

Për këtë ishim kundër, dhe mbesim kundër përzgjedhjes së saj.

Ajo dëmton rëndë politikën preshevare.

Sepse, qejfi dhe mundësia, nuk duhet të plotësojnë gjithmonë kërkesat e saj për të kapur secilin institucion. As të partisë së saj.

Prandaj, sa më parë duhet shkarkuar.

Albin Kurti duhet ta shkarkojë Ardita Sinanin” ka shkruar Arbër Pajaziti, kryetar i APN në Bujanoc.