PD me kandidatë të denjë në Medvegjë për zgjedhjet e KNSH-së

0
224

Partia Demokratike në krye me Dr sc Nagip Arifin ka publikuar listën me emrat e kandidatëve potencial për zgjedhjet e 13 nëntorit për Këshillin Nacional Shqiptarë.

Në këtë listë prinë Agim Haliti kandidat për kryesimin e KNSH-së i pasuar nga kuadro të fushave dhe moshave të ndryshme.

Partia Demokratike si gjithherë edhe kësaj radhe e ka përfshirë në listë komunën e Medvegjës me kuadro të cilët me aktivitetet e tyre kanë dëshmuar se mund të kontribuojnë në përmirësimin e jetës dhe kushteve të shqiptarëve në këtë komunë.

Pas Prof. Bajram Mustafës një kontribues i palodhur në sferën e të drejtave të shqpitarëve, veçmas me kërkesat e tijë dhe zërin e fuqishëm në KK të Medvegjës në dekadën e fundit, në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 13 nëntorit radhitet edhe Egzona Halimi.

Egzona Halimi vjen nga Medvegja, e lindur në Tupallë e cila është Mësuese dhe Gazetare, po ashtu vijonë studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Beograd, një Kanditate e duhur dhe aktive për udhëheqjen e Medvegjës që të ngrisë zërin e të drejtave të shqiptarëve të Medvegjës në avancimin dhe integrimin e tyre përkrah Prof. Bajram Mustafës.

Lista e Partisë Demokratike përfshinë pothuajse të gjitha fushat, duke filluar nga Arsimi, Ekonomia, Kultura, Sporti, Informimi dhe Shëndetësia, fusha këto me të cilat shqiptarët e Luginës së Preshevës po përballen me problem të ndryshme në jetën e përditshme./LajmiAL/