Drejtoresha e sh.f “Prof. ibrahim Kelmendi” në Preshevë Fitore Sahiti ka refuzuar sot pritjen e Zëvendëskryeministri të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
LajmiAL jozyrtarisht ka mësuar se arsyeja e refuzimit të pritjes së eelegacionit ka qenë mos përfillja e institucioneve lokale në Preshevë nga ana e delegacionit të Qeverisë së Kosovës.
Siç edhe ishte paralajmëruar në agjendën e publikuar, delegacioni nga Kosova nuk kishte paraparë takim me krerët institucional të Komunës së Preshevës dhe kjo duket se ka shtyrë udhëheqësinë e shkollës më të madhe në qytet që mos ti bëjë mikëpritje Bislimit dhe Nagavcit.












