Bujanoci dhe Presheva me nga 1 raste më Covid-19

0
167

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për shëndetësi Publike nga Vranja, gjatë 24 orëve të fundit 250 persona nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar ndaj Covid 19.

Analizat kanë treguar se 57 persona janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 31 nga Vranja, 12 nga Surdulica, 8 Vlladiqin Hani, 3 nga Tërgovishta dhe nga 1 rast kanë konfirmuar Bujanoci, Presheva dhe Boseligradi.

Në bazë të këtyre të dhënave Bujanoci dhe Presheva në krahasim me komunat e tjera në rrethit të Pçinjës janë më stabile përsa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19.

Këto janë të dhënat e ditës së shtunë, (27.08.2022).