“Nuk e dimë si do të sillen politikanët e Kosovës, në mënyrë të papërgjegjshme treguan se sa nuk i intereson paqja, deri më 31 tetor të gjithë duhet të ndërrojnë targat dhe të pranojnë targat që dëshiron Prishtina, por ne nuk heqim dorë nga targat KM”, tha Ana Bërnabiç.
Kryeministrja aktuale dhe mandatarja për përbërjen e qeverisë së re, Ana Bërnabiç, deklaroi sot se Beogradi është i kënaqur me marrëveshjen me Prishtinën për letërnjoftimet brenda kufijve të asaj që mund të pritej, se nuk kishte vend për manovra, dhe se nga 1 shtatori po hyn në një periudhë të paqëndrueshmërisë së madhe sepse nuk u arrit marrëveshje për targat.
“Si burrë shteti serioz, Aleksandar Vuçiq tha se nuk është i kënaqur me marrëveshjen e vitit 2011, se nuk është në interesin më të mirë të Serbisë dhe serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe ju si shtet serioz duhet t’i zbatoni marrëveshjet ndërkombëtare. Vuçiq arriti të krijojë situatën më të mirë të mundshme për serbët në Kosovë, t’i mbrojë ata dhe t’u mundësojë një jetë sa më normale dhe vazhdimin e pranisë së Serbisë në Kosovë”, tha Bërnabiç në TV Prva.












