Bujanoci 5 ndërsa Presheva 3 raste të reja me Covid-19

0
147

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për shëndetësi Publike nga Vranja, gjatë 24 orëve të fundit 285 persona nga territori i rrethit të Pçinjit janë testuar ndaj Covid 19.

Analizat kanë treguar se 82 persona janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 46 nga Vranja, 13 nga Surdulica, 9 nga Tërgovishta, nga 5 raste kanë Vlladiqin Hani dhe Bujanoci, 3 nga Presheva dhe 1 nga Boseligradi.

Në bazë të këtyre të dhënave Bujanoci ka rënë në numër njëshifrorë të të infektuarve, megjithatë shqetësimi vazhdon duke patur parasysh se qytetarët po i shmangen testimin ndaj Covid-19.

Këto janë të dhënat e ditës së martë, (23.08.2022).