Visar Xhemaili nga Tërnoci dhuron vetur për nevojat e banorëve të Malësisë (Foto)

0
619

Jo çdo ditë ndëgjojmë lajme të tilla, megjithatë ato janë të vetmet lajme shpresdhënëse për një të ardhme më të mirë.

Visar Xhemaili nga fshati Tërnoc ëshë njëri nga personat që flet pak e vepron shumë.

Veprat e tije humanitare janë nga më të neryshmet, sidomos ndihmat për skamnorët dhe jetimët.

Së fundmi Visari ka bërë edhe një gjest human duke i dhuruar një makinë për nevojat e banorëve të Malësisë së Bujanocit.

Kjo vepër e Visarit padyshim se ka kthyer buzëqeshjen e banorëve të Malësisë, veçanarisht për ato familje të cilat në kushte të vështira klimatike kanë vështirësi qarkullimi.
Vetura e cila është për terene të vështira, do të jetë në shërbim dhe për nevojat e banorëve të të gjitha fshatrave të Malësisë së Bujanovcit.