Fenomeni i fundit që po paraqitet në kufirin Dheu i Bardhë me personat lëmoshkërkues është jo i zakonshëm për kalimtarët.
Në adresë të LajmiAL kanë arritur disa ankesa të kalimtarëve, gjegjësisht të mërgimtarëve të cilët përveç pritjeve të gjata me të cilat po përballen, janë përballur edhe me kërcënime, fjalor jo të këndshë dhe fyerje nga më të ndryshmet nga lëmoshkërkuesit.
Disa nga këta persona të fotografuar nga mërgimtarët janë të njohur për opinionin por edhe për vet mërgimtarët të cilët i hasn çdo herë kur vijnë për pushime, por ka edhe figura të reja të cilët vijnë nga viset e ndryshme, por edhe të tillë të cilët i shfrytëzojnë të mirat sociale nga Qendra për Punë Sociale në Bujanoc.
Kryesisht personi i cili shfrytëzon të mirat sociale nga QPS Bujanoc shpesh është parë që familjarisht në vendkalimin kufitarë Dheu i Bardhë e kryejne detyrën e lëmoshkërkuesve e që është në kundërshtim të plotë me rregullat e QPS Bujanoc, sepse konsiderohet se rrezikon familjen nga qarkullimi i veturave por edhe pengon komunikacionin.

Ne kemi kontaktuar edhe QPS Bujanoc të cilët janë në dieni për rastin, por që sipas tyre edhe policia duhet të angazhohet në këtë drejtim, si dhe një pasqyr e tilllë ka ndikim jo të mirë edhe në vet komunë e Bujanocit në aspekt me rastet sociale dhe lëmoshkërkuesit.
Një fenomen tjetër që vlen të veçohet në kë rast është edhe një person me aftësi të kufizuara i cili sipas dëshmitarëve është me prejardhje nga komuna e Gjilanit i nacionalitetit serb, i cili nëse nuk ia arrinë qëllimit të marrë lëmoshë nga mërgimtarët ai përdor fjalor fyes dhe të vrazhdë, pavarësisht nëse jeni me familje apo jo.

Këtë vit sipas kalimtarëve numri i lëmoshkërkuesve nga të dyja anët e kufirit është rritur dukshëm, këtë jozyrtarisht për LajmiAL e kanë konfirmuar policia nga të dyja pët në kufirin Dheu i Bardhë.

Sipas informacioneve të siguruara, çdo lëmosh kërkues është shfrytëzues i të mirave sociale, pavarësisht nga cila zonë apo qytet është ai, por kërkimlëmosha për ta është një hobi./LajmiAL/












