Në vendkalimin kufitar në Preshevë zbulohet sasi e konsiderueshme flori në pampersa

0
337

Më 8 gusht 2022, doganierët në bashkëpunim me policinë në vendkalimin kufitarë në Preshevës parandaluan tentimin e dy pasagjerëve për të kontrabanduar përtej kufirit me pelena pampers bizhuteri ari, vlera e të cilave llogaritet në mbi 2.2 milionë dinarë.

Vepra penale u zbulua kur një veturë volkswagen passat me targa zvicerane, në të cilën një çift i ri martuar po udhëtonte nga drejtimi i Maqedonisë për në Zvicër, është veçuar për kontroll të detajuar në hyrje të këtij vendkalimi.

Ndonëse thanë se nuk kishin asgjë për të deklaruar, doganieri gjatë kontrollit të makinës ka gjetur një çantë para sediljes së pasagjerit, ku ndër të tjera kishte edhe një pako të pahapur me pelena Pampers.

Meqenëse vlera e bizhuterive të zbuluara tejkalon një të tretën e vlerës së veturës, me vendim të gjykatës është konfiskuar përgjithmonë vetura, e cila vlen mbi një milion dinarë, përveç arit.