Erioni prap rrufeshëm e përfundon me KO

0
172

Edhe meçin e tretë të karrierës 15 vjeçari Erion Veseli e përfundon me KO, duke e detyruar kundërshtarin Maik Kimm që të “palohet” për litarët e ringut.

Erioni qysh në raundin e dytë edhe pse kishte në dispozicion edhe një tjetër, nuk ia dha mundësinë kundërshtarit që ta shijojë atmosferën dhe as mundësinë që ta provojë fatin e tijë dhe kështu e dërgoi në dhomat e zhveshjes para kohe.

Meçi është zhvilluar në Nyrnberg të Gjermanisë ku në raundin e parë kundërshtari i tijë Maik Kimm është përballur me rrufe goditjesh nga djaloshi me ngjyrë të kuqe.

Edhe ky meç është zhvilluar në peshën deri 75kg, ndërsa Erioni mbetet kampion në kategorin e tij në rrethin e Bayernit.

Meçin e parë Erioni e ka përfunduar me vendim unanim të jurisë, të dytin me KO në raundin e dytë sikurse edhe të tretin ku kundërshtarin e shpëtojnë litarët e ringur për të mos fluturuar në pubikë.

Ky meç është zhvilluar të dielën më 24 korrik, ndërsa më 24 shtatorë Erioni do ta zhvillojë meçin e radhës në Gersthofen të Augsburgut, për synimin e tijë drejt boksit profesional.

Erion është njëri ndër talentët më simpatik dhe shumë shpredhënës të klubit RK BOXING GYM, të kampionit Robin Keasniqi./LajmiAL/